
A&V GAS DISTRIBUTION sha

Adresa: Vaqarr, Arbane, KM 1, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
AV GAS Distribution sha është një shoqëri aksionare, e themeluar në vitin 2011. Shoqëria operon në tregtinë me shumicë dhe pakicë të produktit GLN në Tiranë dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke zotëruar rreth 50% të tregut vendas të këtij karburanti.
GLN-ja që ne ofrojmë është e një cilësie të lartë dhe konsiderohet si një nga karburantet më të pastra. Ajo ndahet sipas llojit në: propan, mix, mishel dhe butan — duke kombinuar efikasitetin ekonomik me përputhshmërinë mjedisore. Rrjeti ynë i shitjes me pakicë ofron produkte dhe shërbime cilësore për klientët tanë në të gjithë vendin. Çdo ditë, realizohen mesatarisht rreth 100 transaksione me klientë të ndryshëm.
Portofoli aktual i klientëve tanë përfshin:
- fabrika,
- stacione autogazi,
- hotele dhe restorante,
- familjarë.
Në korrik të vitit 2015, AV GAS Distribution inauguroi pikën e re të shpërndarjes me pakicë në Vaqarr, me një kapacitet prej 500 MT. Kjo pikë përfaqëson një nyje të rëndësishme logjistike, e cila furnizon me GLN (LPG) jo vetëm klientët në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.
Pikat tona të furnizimit janë të pajisura me teknologji moderne, të ndërtuara sipas standardeve evropiane, duke garantuar:
- mbrojtje më të madhe për motorin,
- efikasitet më të lartë të konsumit (më shumë kilometra për litër),
- emetime më të ulëta ndotëse.
Përmes programit tonë të besnikërisë, klientët e rregullt përfitojnë vlerë të shtuar sa herë furnizohen me karburant në stacionet tona, duke rritur kështu popullaritetin dhe besueshmërinë e kompanisë në treg.
Çfarë ofron
A&V GAS DISTRIBUTION sha shpërndan shtatëdhjetë për qind të LPG-së për ngrohje që shitet në të gjithë Shqipërinë dhe më shumë se një të tretën e të gjithë LPG-së së shitur në Ballkan. Kapaciteti i shpërndarjes së A&V GAS Distribution sha arrin në 5,000 ton në muaj dhe është në rritje të vazhdueshme, falë pozicionit të favorshëm gjeografik (në qendër të Shqipërisë) si dhe bashkëpunimit me kompani partnere si Romano Port sha (shërbimi i tubacioneve) dhe Inter Gas sha (shërbimi i depozitave).
Ne i shërbejmë klientëve tanë duke tejkaluar pritshmëritë e tyre, përmes ofrimit të sigurt dhe të besueshëm të produkteve superiore, reagimit të shpejtë ndaj nevojave të tyre energjetike dhe duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët, të përmirësojmë vazhdimisht performancën e punonjësve tanë dhe të rrisim vlerën e kompanisë, duke u dalluar nga konkurrenca. Bashkëpunëtorët tanë janë të përkushtuar ndaj zhvillimit profesional të çdo anëtari të ekipit, duke e ndihmuar atë të arrijë potencialin e tij të plotë.
Shërbime

Kompani per shpendarje gazi

Bombula gazi per biznese

Bombula gazi per ngrohje

Furnizues me gaz

Distributor gazi

Import eksport gazi

Bombula gazi per shtepi

Mbushje bombulash me gaz

Montim linjash teknologjike per gaz

Furnizim anijesh me gaz

Furnizim gazi me autobote

Furnizim me LPG

Instalim linjash gazi

Sherbim taksi per gaz

Tuba fleksibel per shperndarje gazi

Shperndares gazi me 4 dalje

Rregullatore te presionit te ulet

Rregullatore gazi te presionit te larte

Rregullatore per bombula gazi

Rakorderi gazi

Aksesore gazi

Furnizim gazi me shumice shitje gazi

Makineri per mbushjen e bombolave

Mbushje e bombolave me gaz

Mbushje e boteve me gaz

Pompe ngarkimi per gaz

Bombula gazi 10kg

Gomina cilesore per bombula

Kerpudha per ngrohje ne lokale

Koka inoxi me vater

Peshore per bombula gazi

Tapa plastike per bombula gazi

GLN me shumice dhe pakice

Karburantet me te pastra ne treg

Transport me shumice
Historiku
Shoqëria ROMANO PORT sha është themeluar ligjërisht më 28 tetor 2003 nga aksionarët e saj. Qëllimi kryesor i saj në marrëdhënie me shtetin shqiptar është ndërtimi dhe shfrytëzimi i një porti për shkarkimin e gazrave të lëngshëm dhe LPG, në përputhje me të gjitha dispozitat dhe ligjet në fuqi.
Ky planifikim ka qene për keto arsye:
- Importi i naftës dhe GLN - se janë rritur shumë shpejt
- Përfundimi i afatit të depozitimit të naftës në portin e Durrësit.
- Ky port ndodhet 6.5 km ne veri te qytetit te Durresit.
Depozitat e naftës nuk janë aktiviteti i parashikuar i Romano Port. Ky aktivitet do te kryhet nga importuesit/shperndares te ndryshem. Aktualisht në zonën e Porto Romanos, kanë ndërtuar depozitat e naftës me kapacitet 20.000 m3 dhe depozitat e LPG me kapacitet 10.000 m3, përkatësisht kompanitë Rira Oil dhe Inter Gaz, si dhe po vazhdojnë punimet për ndërtimin e depozitave kompanitë e tjara si: ELDA , KASTRATI, ANOIL, TACI - OIL. Terminali mund të kryejë kapacitetet maksimale të anijeve dhe operimin e duhur për 9000 ton GLN si dhe 16.000 ton nafte.
Partnere




Certifikime
Filiale
700m në veri të Hidrovorit, Porto Romano, Durrës - Shqipëri
+355 69 70 71 660
+355 69 70 81 818
sales@avgas.al
info@avgas.al
NIPT: K92223503O